Pranë ndërtesës së Ministrisë izraelite të Mbrojtjes në Tel Aviv buçiti një shpërthim. Sipas informacionit të radiostacionit lokal, tre vetë u plagosën.

Nga ana e vet gazeta izraelite "Haaretz" njoftoi se si pasojë e shpërthimit u plagosën 5-7 persona.

Sipas të dhënave paraprake, u hodh në erë një makinë bombë. Siç njofton gazeta izraelite, bomba u detonua nga një motoçiklist aty pranë.

Policia lokale deklaroi se shpërthimi është rezultat i larjes së hesapeve mes bandave kriminale dhe jo një akt terrorist.