Garat e robotëve-sfera do të zhvillohen të premten në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Gjatë garës robotët do të zbatojnë komandat e studentëve nga Toka, njofton faqja e Internetit e Agjencisë Hapësinore Europiane.

Robotët-sfera lëvizin me ndihmën e një rryme gazi të ngjeshur. Në kuadër të garës që do të zhvillohet këta robotë do të imitojnë fluturimin e mbeturinave kozmike.

Në lojë do të marrin pjesë 6 ekipe studentësh nga Italia, Gjermania, Spanja dhe Portugalia. Në varësi të qëllimeve të lojës, studentëve do t'u kërkohet programimi sa më i përshtatshëm i robotëve.