Tre aktiviste kurde u gjetën të qëlluara për vdekje me armë zjarri natën e 10 janarit në afërsi të Institutit Kurd në lindje të Parisit, njofton BBC duke cituar policinë lokale.

Sipas të dhënave paraprake, një prej viktimave kishte qenë pjesëmarrëse e themelimit të Partisë separatiste të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK). Aktivistet e tjera gjithashtu merrnin pjesë në aktivitetet e partisë.

"Skena e krimit të çon në konkluzionin se kjo ka qenë një hakmarrje, por procesi i hetimit duhet të zbardhë rrethanat e sakta të krimit", - komentuan ngjarjen përfaqësues të organeve ligjore.