Në Nigeri vazhdon marrja në pyetje e 15 marinarëve rusë, të arrestuar në portin e Lagos në muajin tetor. Detarët mbahen në paraburgim që prej më shumë se 2 muajve pa iu paraqitur asnjë aktakuzë zyrtare.

Autoritetet nigeriane deklaruan se anija "Myre Seadiver" hyri në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale të republikës dhe se në bordin e saj kishte armë kontrabandë. Ministria e Punëve të Jashtme ruse e përgënjeshtroi një informacion të tillë, duke thënë se armët përdoreshin për mbrojtje dhe se ishin deklaruar zyrtarisht.

Dje Rusia u kërkoi edhe njëherë autoriteteve të Nigerisë lirimin sa më të shpejtë të anijes dhe marinarëve.