Në Irak u vranë 9 persona si pasojë e një serie sulmesh terroriste. Kjo u njoftua nga policia.

Pranë një stacioni policor në zonën kryeqytetase të Hurriya, ku banojnë kryesisht shiitë, viktima të hedhjes në erë të një makine bombë u bënë 3 persona, 11 të tjerë u plagosën.

Shpërthime të tjera buçitën në provincën e Diyala, në veri të Bagdadit. Ato morrën jetën e 6 irakianëve, rreth 10 persona të tjerë u plagosën.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë përsipër ende asnjë prej grupeve terroriste.