Në Republikën Çeke filloi "dita e heshtjes" një ditë para startimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen më 11 dhe 12 janar.

Të gjithë kandidatët e regjistruar zyrtarisht për postin më të lartë shtetëror përfunduan fushatën e tyre zgjedhore të mërkurën në mbrëmje.

Rivaliteti kryesor u evidentua mes dy ish-Kryeministrave, respektivisht Jan Fischer dhe Milos Zeman, si dhe kandidatit të forcës më të madhe opozitare - Partisë Social Demokratike Çeke - Jiri Dienstbier.

Presidenti i ri i Çekisë do të zgjidhet për herë të parë me votim mbarëpopullor.