Një ditë më parë forcat e armatosura siriane për të disatën herë përdorën raketën balistike me rreze të shkurtër veprimi. Kjo është njoftuar të enjten nga Agjencia Reuters duke cituar një burim në komandën e NATO-s.

Kohë më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, pati deklaruar se ushtria siriane kishte filluar të përdorte kundër opozitës së armatosur raketat taktike me rreze të shkurtër veprimi "Scud".

Autoritetet siriane i përgënjeshtruan njoftimet mbi përdorimin e raketave balistike taktike kundër grupeve të armatosura opozitare.