0Nga pikëpamja e Rusisë, ato ishin "padrejtësisht të ashpra dhe jashtë kuadrit të kompetencave të tij".

Tallgat Musabajev (Talgat Musabayev) në vitin 2008 është shprehur për rishikimin e bazës vepruese ligjore përkatësisht marrjes me qira nga Rusia të kozmodromit “Bajkonur”. Kurse në dhjetor të vitit 2012, duke folur në parlament, Kreu i “Kazkosmosit” artikuloi planet e reja - për t’ia marrë fare kozmodromin “Bajkonur” Rusisë. Vërtetë, menjëherë pas kësaj Ministria e Jashtme e Kazakistanit nxitoi të deklarojë se mishërimi në jetë i planeve të tilla do të ishte një punë krejtësisht "naive dhe iracionale" dhe, se në të vërtetë, fjalët e Musabajevit janë shtrembëruar nga gazetarët.

Rusia tashmë është detyruar njëherë të rishikojë marrëveshjen e arritur me Kazakistanin në lidhje me qiranë e kozmodromit “Bajkonur”. Si përfundim, marrëveshja e re është e vlefshme deri në vitin 2050, ndërsa Astana merr çdo vit nga Moska 115 milionë $. E megjithatë, "keqkuptimet e vogla" që lindin në mënyrë periodike - të tilla si, për shembull, shtyrja papritmas e disa lëshimeve për arsye krejtësisht të paqarta - i detyruan palët që të krijojnë komisionin ndërqeveritar për kompleksin "Bajkonur". U kryesua ai nga Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë ruse, Igor Shuvallov. Pikërisht dikasterit të tij dhe iu desh të niste notën në Astana në lidhje me deklaratat e Tallgat Musabajev-it.

Po çfarë kërkon të arrijë me këtë Astana-ja? Sepse është mëse e qartë se i vetëm Kazakistani nuk do të mund ta menaxhojë dot kozmodromin “Bajkonur”. Në fakt, Kazakistani as që dëshiron ta përzerë Agjencinë Federale Kozmike ruse “Roskozmos” nga “Bajkonur-i”. Qëllimi i të gjitha këtyre demarsheve konsiston në diçka krejt tjetër, mendon eksperti rus Andrei Grozin:

- Kazakistani është i interesuar në zhvillimin e krahut të dhjathtë të kozmodromit “Bajkonur”, platformave të startimit të raketëmbajtëseve të tipit "Zenit" (russ."Зенит"). Ai dëshiron që t’i marrë ato nën pronësinë e vet në mënyrë që të nxjerrë para jo vetëm me qiranë e kozmodromit, por edhe me realizimin e gjithfarë lëshimeve të aparateve kozmike për evropianët, ukrainasit dhe madje kompanitë ruse.

0Projekti në fjalë ishte planifikuar që në fillim për realizimin e lëshimeve të raketëmbajtëseve eko-miqësore, pa heptil, të tipit “Zenit" (russ."Зенит") dhe raketave "Angara" (russ. «Ангара»). Me ndihmën e këtij projekti Astana-ja po përpiqet të ruajë monopolin e vet mbi tranzitin kozmik dhe ta mbajë të lidhur përgjithmonë pas vetes Rusinë. Por, sipas mendimit të shumicës së ekspertëve, sjellja e tanishme e Kazakistanit do të ketë një efekt krejtësisht të kundërt - do ta detyrojë Moskën të përshpejtojë krijimin e platformave kozmike alternative. Në fakt, ky problem është reflektuar tashmë në programin e qeverisë të aktiviteteve kozmike të Rusisë deri në vitin 2020, të miratuar nga Kryeministri Dimitri Medvediev në fund të dhjetorit. Detyrat kryesore të përfshira në të janë krijimi i kozmodromit “Vostoçnij” («Восточный») në territorin e Rusisë dhe modernizimi i kozmodromit ekzistues “Plesetsk” («Плесецк»). Përsa i përket “Bajkonur-it” ekspertët janë mëse të bindur: Moska dhe Astana-ja do të arrijnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë lindur mes tyre në të ardhmen e afërt.