Dislokimi i dy komplekseve të raketave amerikane të mbrojtjes kundërajrore "Patriot", të vendosura në jug të Turqisë për mbrojtjen kundër sulmeve të mundshme me raketa nga Siria, mund të përfundojë të shtunën më 12 janar. Që nga kjo ditë komplekset do të jenë të gatshme për përdorim luftarak, njoftuan përfaqësues të ushtrisë amerikane.

Sipas vendimit të NATO-s, gjithsej në qytetin turk të Gaziantep, 120 km nga qyteti sirian i Aleppo, do të vendosen 6 komplekse raketash "Patriot" nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda.

I gjithë sistemi i mbrojtjes raketore kundërajrore do të jetë në gatishmëri të plotë luftarake në fillim të shkurtit.