Katedralja e Këlnit në Gjermani është nën kërcënim pas hapjes së një stacioni të ri të metrosë Dom/Hauptbahnhof. Monumenti filloi të tundet nga vibracionet e metrosë, shkruan gazeta "Die Welt".

Lëkundjet e para në Katedralen e Këlnit u vunë re nga vizitorët më 9 dhjetor, kur u hap stacioni i ri i metrosë. Të dhënat e marra nga pesë sensorë gjeofizikë konfirmuan se monumenti i kulturës është në rrezik. Lëkundje të ngjashme janë regjistruar edhe në ndërtesën e Filarmonisë së Këlnit që ndodhet pranë katedrales.

Për momentin u vendos reduktimi i shpejtësisë së trenave që kalojnë në afërsi të katedrales deri në 20 km/h.