Hong Kong për të 19-tën herë radhazi shpallet territori me ekonominë më të lirë në botë sipas një anketimi të kryer nga "Heritage Foundation" dhe gazeta "The Wall Street Journal".

"Indeksi i Lirisë Ekonomike" i rajonit administrativ special të Kinës është vlerësuar me 89,3 pikë nga 100 të mundshmet. Vetëm një pikë më pak mblodhi Singapori.

Në pesëshen e vendeve, rezultatet e të cilave i kalojnë 80 pikët, u përfshinë gjithashtu Australia, Zelanda e Re dhe Zvicra. Lista mbyllet nga Zimbabve, Kuba dhe Koreja e Veriut.

Kjo renditje merr parasysh nivelin e lirive ekonomike dhe tregtare, investimeve, transparencës, ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi dhe faktorin e korrupsionit.