Institucionet bankare të SHBA-ve janë vënë në shënjestër të sulmeve të shpeshta kibernetike, sipas gjasave të organizuar nga Irani, njofton gazeta amerikane "The New York Times ".

Identiteti i hakerëve, të cilët kryejnë sulme ndaj sistemeve kompjuterike të bankave amerikane nuk bëhet publik zyrtarisht. Megjithatë dihet se specialistët e klasit të lartë përdorin armët më të fundit kibernetike.

Të mërkurën 20 bankat kryesore amerikane u përballën me sulmin e tretë masiv të hakerëve, përgjegjësinë për kryerjen e të cilit e morri përsipër grupi i njohur si "Izz ad-Din al-Qassam".