Sipas vendimit të gjykatës ushtarake procesi gjyqësor ndaj ushtarit amerikan Bradley Manning, i cili akuzohet për dorëzimin e dokumenteve sekrete faqes së Internetit "WikiLeaks", do të shtyhet nga data 6 mars në 3 qershor të vitit 2013, njoftoi Agjencia Associated Press.

Sipas fjalëve të gjykatësit, kolonelit Denise Lind, shtyrja e procesit ka ardhur si pasojë e shqyrtimit të nevojshëm nga ana e trupit gjykues të atyre dokumenteve dhe provave të prokurorisë dhe të mbrojtjes, të cilat mbajnë vulën "sekrete".

Manning është akuzuar për vënien në dispozicion të 250.000 e-mail-eve të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-ve faqes zhurmëmadhe të Internetit "WikiLeaks" dhe themeluesit të saj Julian Assange.