Në akullin e gjirit Berdsk, pranë Novosibirskut, në një acar prej - 20 gradësh u zhvilluan "garat e Krishtlindjeve” vjetore të radhës me pjesëmarrjen e qenve të racës të destinuar për tërheqjen e slitave (sajave). Në këto gara u përfshinë qentë e racave Huskies, Malamutes, Samoyeds, Laika dhe madje qentë jo fort të përshtatur për maratona të tilla.

Pjesëmarrësit konkurruan në dy disiplinat kryesore të sportit me saja: skijoring, kur skiatori garues rrëshqet me ski i tërhequr nga qentë, si dhe garat tradicionale me saja të mbrehura me qen me distancë prej 5 km.

Për pjesëmarrje në këtë aktivitet erdhën mbi 250 siberianë. Ai u bë më i madhi në gjithë historinë e sportit të sajave në Novosibirsk.

0Kurse miqtë e mrekullueshëm me katër këmbë nuk lanë askënd indiferent. Për ti përkëdhelur, për të luajtur dhe për t'u fotografuar me pjesëmarrësit me gëzof të aktivitetit të mrekullueshëm dimëror pati mundësi gjithkush që dëshiroi.