Së paku 25 persona, duke përfshirë edhe 11 fëmijë, humbën jetën të enjten në një aksident automobilistik në afërsi të qytetit të Aurangabad, në shtetin lindor indian të Biharit. Sipas informacionit të Agjencisë së lajmeve indiane PTI, viktimat ndodheshin në rimorkion e një kamioni që u përmbys në autostradë dhe ra në një hendek.

Të gjitha viktimat vdiqën në vend. 10 persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Policia fajëson për tragjedinë e ndodhur shoferin e kamionit, i cili po e drejtonte atë në gjendje të dehur.