Aksidenti në maratonën automobilistike (rally) "Dakar" të vitit 2013, në të cilin u përfshinë makina shoqëruese dhe dy automjete taksi, mori jetën e dy personave, njofton Agjencia France Presse me referim tek fjalët e organizatorëve të turneut. 7 persona të tjerë, të cilët u përfshinë në aksidentin automobilistik, pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme.

Tragjedia ndodhi të mërkurën 10 km nga kufiri i Kilit. Një nga makinat taksi u përplas ballë për ballë me makinën shoqëruese. Shoferi i taksisë së dytë, duke u përpjekur të shmangte përplasjen, humbi kontrollin e automjetit dhe makina e tij u përmbys duke u rrokullisur disa herë.

Maratona e 35-të e rally "Dakar" filloi të shtunën në Peru. Gara do të përfundojë pas 15 ditësh pranë Pallatit presidencial në Santiago de Chile.