Numri i të lënduarve si pasojë e aksidentit me tragetin Sea Streak Ferry, i cili u përplas me molin në afërsi të Lower Manhattan, u rrit deri në 85 persona. Këto janë të dhënat e paraqitura nga Roja bregdetare e SHBA-ve, sipas njoftimit të CNN. Një i plagosur është në gjendje kritike për jetën.

Menjëherë pas përplasjes në bordin e tragetit nisi paniku, thekson Fox News. Sipas të dhënave të saktësuara, gjithsej në traget ndodheshin 326 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Shkaqet e aksidentit po hetohen. Sipas disa të dhënave, para aksidentit trageti u përplas me një bovë sinjalizuese mbiujore, çka mund të ketë shkaktuar probleme teknike.