Në Vjetnam 14 aktivistë politikë janë shpallur fajtorë për organizimin e një komploti me qëllim përmbysjen e sistemit komunist. Të gjithë të pandehurit, përveç njërit, u dënuan me burgim nga gjykata e provincës së Nghe An.

Ndër të burgosurit ka katolikë, blogerë dhe studentë. 11 prej tyre u dënuan për anëtarësim në partinë politike me bazë në SHBA “Viet Tan”, e cila konsiderohet si organizatë terroriste nga Vjetnami.

Organizata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut Human Rights Watch deklaroi se veprimtaria e aktivistëve nuk përputhet aspak me akuzat penale të ngritura kundër tyre.