Banka e Italisë ka pezulluar të gjitha transaksionet me karta bankare dhe të gjitha llojet e pagesave elektronike në Vatikan për shkak se Selia e Shenjtë nuk i zbaton plotësisht rregullat ndërkombëtare të luftës kundër pastrimit të parave, shkruan Financial Times. Për biletat në muzetë dhe suveniret turistët duhet të paguajnë me para në dorë.

Bankat komerciale italiane nuk janë të autorizuara të ushtrojnë veprimtarine e tyre në territorin e Vatikanit. Sipas njoftimeve Vatikani tani është i zënë me kërkimet e një banke tregtare, të regjistruar jashtë Italisë.

Supozohej se më 7 janar do të shpallej njoftimi në lidhje me opsionet e zgjidhjes së problemit, por kjo nuk ndodhi.