0- Viti 2013 do të shënohet me intensitetin në rritje të luftës në duelin ekonomik midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Në sektorin e diplomacisë ekonomike rivalët do t'i përmbahen strategjisë së luftës pozicionale, e cila mund të karakterizohet me termin e shahut "manovrim", duke e shoqëruar atë me sulme të ndërsjellta taktike. Kina nuk do të rreshtë së shfaquri pretendimet e veta në adresë të qeverisë amerikane, e cila përpiqet me të gjitha mënyrat t’i verë në provë investitorët kineze “për verifikimin e besueshmërisë së tyre politike". Kurse Shtetet e Bashkuara, nga ana e vet, do të vazhdojnë në mënyrë të bezdisshme të ekzagjerojnë çështjen e falsifikimit të mallrave amerikane dhe tentativave të kundërshtarit mbi të drejtat e pronësisë intelektuale.

Kurrfarë qetësimi në luftën ekonomike midis Uashingtonit dhe Pekinit nuk duhet të pritet. Edhe pse, në fakt, SHBA po e humbasin atë, vë në dukje Grosmjeshtri (Grandmaster) ndërkombëtar rus i shahut, Vlladisllav Tkaçov:

- Lista e pakënaqësive dhe pretendimeve reciproke rezulton në rritje. Ndërkaq, duhet thënë, se vëllimi i tregtisë vazhdon të rritet megjithatë në të gjitha drejtimet. Gjë kjo që dëshmon, para së gjithash, rritjen e shpejtë të fuqisë blerëse kineze dhe rrjedhimisht perspektivitetin e zhvillimit të tregut të brendshëm. Në përgjithësi është krijuar një situatë mjaft qesharake, kur potenciali i ekonomisë së parë në botë (dmth. SHBA-së) është i mbështetur, para së gjithash, në besimin ndaj sistemit të saj financiar. Në një kohë kur kreditori kryesor në botë që prej kohësh është një vend krejtësisht tjetër! Pozicionimi i Kinës në rolin e lideres ekonomike globale duket i pashmangshëm, si lindja e diellit në agim.

Nga ana tjetër është mëse e qartë se Shtëpia e Bardhë nuk ka ndërmend të ndryshojë zakonet e veta dhe ta kufizojë veten me përdorimin e mjeteve ekskluzivisht ekonomike. Në luftën për ndikimin global dhe burimet natyrore të gjitha mjetet janë të justifikuara, të vlefshme, vazhdon Aleksei Kuzmin:

- Një kërcënim shumë më të madh për Kinën, se pickimet pozicionale të diplomatëve, përbëjnë rreziqet strategjike rreth situatës në Lindjen e Mesme. Ajo në zhvillimin e vet mund të çojë në bllokimin e Ngushticës së Hormuzit dhe rritjen e theksuar të çmimeve të naftës - gjë kjo që do të godasë më fort nga të gjithë pikërisht Kinën, e cila provon nevojë urgjente për lëndë të para.

0Ndërkohë, si një grosmjeshtër me përvojë, Pekini po e shfrytëzon periudhën e stabilitetit relativ në fushë e shahut për të forcuar pozicionet e dobëta në kampin e vet. Ai do të vazhdojë edhe rritjen e pranisë së tij ekonomike në Afrikë, pasi që sot cilësohet si importuesi kryesor, më i madh i naftës nga ky kontinent. Po çfarë lëvizjesh do të ndërmarrë Uashingtonin? Loja premton të jetë tejet interesante, madje impresionuese - siç ndodh zakonisht në rastin kur “kryqëzojnë shpatat” lojtarët e një niveli të tillë kaq të lartë.