Tre italianë, të cilët ishin rrëmbyer nga piratët në brigjet e Nigerisë më 23 dhjetor, u liruan. Kjo u njoftua nga Ministri i Jashtëm italian Giulio Terzi. Fati i pengut të katërt, i cili ka gjasa të jetë shtetas ukrainas, nuk bëhet i ditur.

Piratët sulmuan një anije që i përket kompanisë italiane të naftës Augusta Offshore në brigjet e shtetit nigerian të Bayelsa. Pasi morrën peng katër marinarë, kriminelët u larguan. Gjatë incidentit asnjë një prej anëtarëve të ekuipazhit, duke përfshirë edhe rrëmbyesit, nuk u plagos.

Në Nigeri ndodhin shpesh sulme ndaj anijeve dhe rrëmbim personash me qëllim marrjen e shpërblimit për lirimin e tyre.