Kompania ajrore japoneze ANA (All Nippon Airways) ka anuluar një fluturim të brendshëm të avionit “Boeing 787 Dreamliner” pas zbulimit të difektit në sistemin e frenimit. Ky është incidenti i tretë me avionët “Boeing 787” gjatë tre ditëve të fundit, njoftoi Agjencia Jiji.

Më parë është raportuar se kompanitë ajrore japoneze po kontrollojnë urgjentisht të gjithë aeroplanët “Dreamliner” që fluturojnë në vend.

0Kompanitë ajrore japoneze ishin porositëset e para të aeroplanëve me dy motorë për pasagjerë “Boeing 787 Dreamliner”. Në korrik të vitit 2012 kompania ANA ka pezulluar shfrytëzimin e 5 prej e 55 avionëve të porositur më parë për shkak të korrozionit të mundshme të detaleve të motorit.