Shkaku më i mundshëm i aksidentit të avionit "Tu-204" të kompanisë Red Wings, i cili më 29 dhjetor gjatë uljes rrëshqiti duke dalë jashtë pistës së fluturimit në aeroportin "Vnukovo" të Moskës dhe morri zjarr, ishte mosfunksionimi i sistemit të reversionit (sistemi i frenimit të fortë nëpërmjet motorëve të avionit), shkruan të mërkurën gazeta "Kommersant", duke cituar një burim në Komisionin teknik të hetimit të situatave emergjente.

Sipas informacionit të gazetës, gjatë uljes ekuipazhi, duke pasur parasysh kushtet e motit, "i bazoi të gjitha shpresat tek përdorimi i sistemit të reversionit", i cili krijon një tërheqje prapa gjatë frenimit. Por sistemi i reversionit në të dy motorët e "Tu-204" nuk funksionoi.

Në bordin e avionit ndodheshin 8 anëtarë të ekuipazhit. 5 persona humbën jetën, ndërsa 3 të tjerë janë ende në spital.