Tel Avivi kurrsesi nuk duhet të humbasë mbështetjen e Washington-it, deklaroi Presidenti izraelit, Shimon Peres, në një intervistë për gazetën amerikane "The New York Times".

"Pikërisht mbështetja e Shteteve të Bashkuara na jep neve mundësinë të mbrojmë interesat tona. Nëse Izraeli mbetet i vetëm, ai do të gllabërohet nga armiqtë", - tha Presidenti izraelit, duke komentuar njoftimet e mediave, sipas të cilave Presidenti amerikan Barack Obama dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ushqejnë antipati ndaj njëri-tjetrit.

Peres deklaroi gjithashtu se Izraeli mund të nisë negociatat me lëvizjen “Hamas”, nëse ajo do të përmbushë standardet ndërkombëtare dhe do të njohë shtetin hebre.