Tre satelitët kërkimorë europianë Swarm do të lëshohen nga kozmodromi rus “Plesetsk” në prill të vitit 2013, thuhet në mesazhin e postuar në faqen e Internetit të Agjencisë Hapësinore Europiane.

Raketëmbajtësja ruse nuk përmendet në mesazh, por më parë ishte planifikuar që lëshimi të kryhej nëpërmjet asaj "Rokot".

Aparatet kozmike Swarm do të garantojnë si kurrë më parë studimin më të mirë të fushës magnetike të Tokës dhe evoluimit të saj në kohë. Satelitët do të prodhohen nga kompania EADS Astrium. Tre pajisjet Swarm do të fluturojnë në orbita të ndryshme polare me lartësi që varion nga 450-530 km.