Bileta hyrëse në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit amerikan Barack Obama, të planifikuar më 21 janar, do t’u kushtojë bamirësve deri në 1.000.000 $. Në këtë mënyrë organizatorët shpresojnë të mbulojnë shpenzimet e ceremonisë.

Sipas njoftimit të Agjencisë Associated Press, të gjithë bamirësve në varësi të shumës së kontribuar do t’u ofrohen katër paketa të veçanta festive të shoqëruara me ftesat për në ballo dhe aktivitete të tjera të këtij lloji, duke përfshirë edhe koncertet për fëmijë.

Shpenzimet e pritshme mund të vendosin një rekord të ri. Përveç kësaj, mbledhja e fondeve për ceremoninë e inaugurimit bie ndesh me premtimet e Obamës për t'i mbajtur bamirësit "nën kontroll".