Nëndetësja bërthamore prijëse më e fundit e gjeneratës së katërt të projektit 955 "Borei" (russ. «Борей») - "Juri Dolgorukij" (russ. «Юрий Долгорукий») më 10 janar do të hyjë në shërbim të Flotës Ushtarake Detare të Federatës Ruse, njoftoi shërbimi për shtyp i kantierit ushtarak detar të ndërtimit të anijeve Sevmash në qytetin Severodvinsk, ku u konstruktua nëndetësja në fjalë.

Gjatë ndërtimit të nëndetëseve të klasit "Borei" janë përdorur pajisje unikale radio-elektronike dhe aplikuar arritjet më të fundit në zvogëlimin e zhurmës.

Çdo nëndetëse e projektit 955 mund të mbartë 16 raketa balistike ndërkontinentale me karburant të ngurtë R-30 («Р-30») "Bulava" (russ. «Булава») me distancë fluturimi më shumë se 8.000 km. Nëndetëset po pajisen me dhomë shpëtimi të llogaritur për të gjithë anëtarët e ekuipazhit.

0Gjatësia e nëndetëseve të tipit "Borei" është 170 m, gjerësia 13.5 m dhe thellësisë e zhytjes- 450 m. Ekuipazhi i saj përbëhet nga 107 persona.