Ndaj të krishterëve në Siri po ushtrohet dhunë dhe është plotësisht i mundshëm një eksod masiv i tyre. Në këtë përfundim arriti organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Open doors ("Dyer të hapura ").

Një raportin e publikuar të mërkurën "Lista e vëmendjes së veçantë" theksohet se konflikti i armatosur në Siri e ka shndërruar vendin në një nga më të rrezikshmit për të krishterët. Ndër shtetet ku të krishterët i janë nënshtruar persekutimit, Siria është spostuar nga vendi i 36-të në atë të 11-të.

"Ka dëshmi se shumë të krishterë në Siri janë rrëmbyer, keqtrajtuar ose vrarë. Dhjetëra mijëra të tjerë janë larguar nga vendi. Shumë kisha janë dëmtuar ose shkatërruar krejtësisht", - thuhet në dokument.