Transportuesit e ngarkesave të NATO-s në Pakistan protestojnë kundër nismës së qeverisë, sipas së cilës shpërndarja e ngarkesave të NATO-s në Afganistan duhet të bëhet përmes kompanive të autorizuara dhe jo nëpërmjet nënshkrimit të kontratave individuale. Autoritetet besojnë se kjo do të zvogëlojë numrin e vjedhjeve të materialeve të transportuara.

Ngarkesat e NATO-s dërgohen në portin e Karaçit dhe më pas prej andej transportohen përmes Pakistanit në Afganistan.