Në kryeqytetin e Pakistanit Islamabad janë marrë masa suplemetare sigurie në pritje të "marshimit të milionave", i cili po përgatitet nga islamistët.

Në qytet po dislokohen njësi të përforcuara të policisë dhe trupave të ministrisë së punëve të brendshme. Ata do të marrin në mbrojtje parlamentin, rezidencën presidenciale, atë të Kryeministrit si dhe ndërtesat e ministrive kryesore. Siç pritet, marshimi do të fillojë më 14 janar në Lahore. Në Islamabad pjesëmarrësit e marshimit po planifikojnë organizimin e "një kampi protestash" pa afat.

Ekstremistët kanë premtuar tashmë kryerjen e një serie sulmesh terroriste. Islamistët ndjekin si qëllim dorëheqjen e qeverisë tepër laike, siç e konsiderojnë ata.