Një traget pasagjerësh u përplas me një mol në New York, njofton Agjencia Associated Press. Aksidenti ndodhi rreth 08:45 me orën lokale në Lower Manhattan, pranë Wall Street.

Si pasojë e këtij aksidenti, sipas të dhënave të ndryshme, u lënduan 30-50 persona, një pasagjer pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe është në gjendje kritike për jetën.Trageti po transportonte pasagjerë nga New Jersey. Shkaku i aksidentit nuk është zbardhur ende.