Mbi godinën e Bashkisë së Belfastit u ngrit flamuri britanik - për herë të parë që nga momenti kur një muaj më parë autoritetet vendosën të kufizojnë numrin e ditëve kur duhet të ngrihet flamuri i Mbretërisë së Bashkuar. Pas këtij vendimi për disa ditë me radhë nuk rreshtën protestat e unionistëve.

Flamuri britanik është ngritur të mërkurën në nder të ditëlindjes së Kate, Dukeshës së Kembrixhit (Catherine, Duchess of Cambridge) - gruas së princit William. Së shpejti ai do të ulet përsëri. Unionistët - mbështetësit e ruajtjes së Irlandës së Veriut në përbërje të Mbretërisë së Bashkuar - kanë premtuar protesta të reja.

0Në demonstratat e mëparshme qindra njerëz u arrestuan, shumë oficerë të policisë u plagosën.