Kreu i Administratës Kombëtare Palestineze (AKP) dhe lideri i lëvizjes palestineze “Fatah”, Mahmoud Abbas dhe Kreu i Byrosë Politike të lëvizjes në pushtet në Rripin e Gazës “Hamas”, Khaled Mashal, pritet të takohen në Kajro, njofton gazeta izraelite "Jerusalem Post".

Ndërmjetësues në këto negociata do të jetë Presidenti egjiptian Mohammed Mursi.

Sipas zyrtarëve palestinezë negociatat kanë si qëllim zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjeve ndërmjet dy lëvizjeve.