Ish-Guvernatori i shtetit amerikan të New Mexico, Bill Richardson, dhe Kreu i Internet-kompanisë Google, Eric Schmidt, gjatë vizitës së tyre në Korenë e Veriut u bënë thirrje autoriteteve lokale të lejojnë popullin vendas të përdorë Internetin, duke deklaruar se në sajë të Internetit dhe telefonave celularë jetesa e banorëve të Koresë së Veriut do të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme.

Apelin e tyre Richardson dhe Schmidt ua drejtuan nëpunësve të Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, akademikëve dhe Qeverisë së Republikës Popullore Demokratike të Koresë.