Ish Kryetarja e qeverisë së Ukrainës, liderja e Partisë politike opozitare "Atdheu" (ukr. “Bat'kivshchyna”) Julia Timoshenko, e cila është shtruar për trajtim mjekësor në spitalin e qytetit të Harkovit, e kaloi natën në dhomën e dushit. Kjo është raportuar nga "Lajmet e Ukrainës" me referim te Shërbimi Shtetëror i Burgjeve të Ukrainës. Në dhomën e dushit u vendos një shtrat druri me dyshek, kurse stafi i spitalit i dha ish Kryeministres një batanije.

0Të martën, 8 më janar, Timoshenko shpalli aktin e mosbindjes civile dhe nuk pranoi të kthehet në dhomën e vet. Siç tregoi mbrojtësi saj, Sergei Vllasenko, ajo mbeti në dhomën e destinuar për takimin me avokatët.