Irani u bë shteti i parë që miratoi planin e Presidentit Bashar Al-Assad për një zgjidhje politike në konfliktit në vend.

Plani i Assadit do t’i shërbejë stabilizimit të situatës dhe garantimit të sigurisë në vend, deklaroi Zëvendës-presidenti i parë i Iranit Mohammad-Reza Rahimi.

0Nisma e Presidentit të Sirisë parashikon vendosjen e një periudhe kalimtare dhe përfundimin e Kartës së Pajtimit Kombëtar midis autoriteteve dhe opozitës. Ajo përfshin gjithashtu formimin e qeverisë me pjesëmarrjen e opozitarëve dhe përfaqësuesve të regjimit aktual, e cila do të përgatisë kushtetutën e re dhe do të mbajë fillimisht zgjedhjet parlamentare, kurse më pas ato presidenciale.