Indonezia po përgatitet të ngrejë në fluturim 5 avionë pasagjerësh "Sukhoi Superjet-100" në vitin 2013. Këto janë planet e kompanisë ajrore Sky Aviation, e cila është porositësja e parë e avionëve të rinj rusë në Azinë Juglindore.

"Superjet-100" është një avion rajonal 100-vendësh i brezit të ri. Aeroplani është në gjendje të ulet në një pistë më të shkurtër se 2 km. Kjo ishte një nga arsyet kryesore pse Sky Aviotion porositi 12 avionëve të këtillë, që do t'i dërgohen porositësit nga prodhuesi gjatë periudhës nga viti 2012 deri në vitin 2015.