Pas bisedimeve me Kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, Gerard Depardieu njoftoi se ai do të bëhet ambasador i kulturës malazeze në botë.

Aktori i famshëm kinematografik theksoi se Mali i Zi ka një domethënie të madhe për Europën, sepse zotëron një potencial të madh kulturor, histori të pasur dhe natyrë shumë të bukur. Depardieu rrëfeu se është duke shqyrtuar mundësinë e xhirimit të filmave në këtë vend ballkanik.

Ndërkohë, për shkak të negociatave në Malin e Zi, aktori nuk u paraqit në seancën gjyqësore në gjykatën e Parisit, ku duhej të shqyrtohej çështja e ngarjes prej tij të automjetit në gjendje fort të dehur.