Ish-Kryeministri italian Silvio Berluskoni me vendim gjykate do t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij, Veronica Lario, nga 200.000 € në ditë dhe jo 100.000 €, siç është njoftuar më parë.

Për këtë vetë miliarderi dhe manjati i medias tregoi në emisionin e kanalit televiziv italian me shumë popullaritet La 7. Vendimin e gjykatës ai e quajti "vendim të tre grave gjyqtare feministe dhe kommuniste".

0Më 24 dhjetor gjykata e qytetit Milano shpalli vendimin përfundimtar për ndarjen e pronës në kuadër të procedurave të procesit të divorcit mes Berlusconit dhe Lario. Ndërsa pak kohë më parë ish-Kryeministri italian deklaroi publikisht mbi fejesën e tij me 27-vjeçaren Francesca Pascale.