Asambleja Kombëtare e Venezuelës pranoi kërkesën e Hugo Chavez për shtyrjen e ceremonisë së inaugurimit, që do të organizohej më 10 janar. Presidentit të rizgjedhur i është dhënë e gjithë koha që i nevojitet atij për t’u kuruar.

Ligji lejon shtyrjen e datës së inaugurimit. Tani çështja kryesore në Venezuelë është se kush do ta drejtojë vendin pas 10 janarit? Qeveria këmbëngul se në krye të shtetit deri në shërimin e Chavez duhet të mbetet Zv. Presidenti Nicolas Maduro. Opozita thotë se kabineti i Maduro duke filluar që nga dita e premte humbet legjitimitetin, kështu që drejtimi i vendit duhet t’i kalojë Zëdhënësit të Parlamentit, Diosdado Cabello.