Centrali bërthamor "Busher" në Iran u lidh me sistemin energjetik të vendit të shtunën e kaluar, më 5 janar, dhe filloi të punojë me kapacitet 100%. Kjo u njoftua nga Kreu i Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit, Fereydoon Abbasi-Davani.

Ndërtimi i centralit të parë bërthamor në Iran dhe në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme u fillua në vitin 1975 nga koncerni gjerman Kraftwerk Union. Por në vitin 1979 kontrata u prish për shkak të shpërthimit të revolucionit islamik.

0Më 8 janar të vitit 1995 u nënshkrua marrëveshja ruso-iraniane për përfundimin e ndërtimit të reaktorit të parë të centralit bërthamor “Busher”, kurse në vitin 1998 u bë shtesa në kontratën e sipërpërmendur për përfundimin e ndërtimit të plotë objektit nga kompania ruse "Atomstroyexport".