Për shkak të dy situatave emergjente, të ndodhura me avionin "Boeing-787", autoritetet japoneze kanë urdhëruar kryerjen e një kontrolli urgjent teknik të të gjithë avionëve të këtij lloji në vend.

Këtë urdhër morrën të mërkurën kompanitë kryesore ajrore të vendit, Japan Airlines / Jal / dhe Ana, të cilat përdorin 24 avionë të këtij lloji.

Të martën në Boston u fiksua një rrjedhje prej 150 litrash karburanti nga një avion "Boeing-787", i cili ishte bërë gati të fluturonte drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tokios, Narita.

Një ditë më parë në këtë aeroport në bordin e një avioni Dreamliner (avioni i ëndrrave) ra zjarr.

Ndërmarrjen një inspektimi urgjent të të gjithë avionëve "Boeing-787" e urdhëruan edhe autoritetet e SHBA-ve, ku në dhjetor të vitit 2012 në dy avionë të këtij tipi u evidentuan rrjedhje të karburantit.