Astronomët kanë zbuluar disa kometa të reja që rrotullohen përreth yjeve përtej Sistemit tonë diellor. Raporti mbi zbulimin e ri në Shoqatën Amerikane të Astronomisë u lexua nga nëpunësi i Universitetit të Kalifornisë Barry Welsh. Fjalët e tij u ripërcollën nga BBC News dhe revista "New Scientist". Kërkimi u krye nga viti 2010-2012 me teleskopin e Observatorit McDonald në Texas.

Sipas një njoftimi për shtyp të universitetit, shkencëtarët arritën të zbulonin 6 ekzokometa të reja. Ato të gjitha rrotullohen rreth yjeve të rinj të tipit spektral A (kërkimi i kometave në sistemet e këtyre yjeve është teknikisht më i lehtë).