Në Australi është krijuar një situatë katastrofike si pasojë e zjarreve të shkaktuara nga nxehtësia anomale dhe erërat e forta.

Në shtetin më dendësi më të madhe të popullsisë New South Wales të martën u regjistruan më shumë se 100 vatra zjarri, 20 prej të cilave për momentin është e pamundur të vihen nën kontroll. Autoritetet e shtetit këshilluan banorët të largohen nga zonat e rrezikshme. Në qytetin më të madh australian të Sydney-it temperatura e ajrit arriti deri në 40 gradë Celsius.

Zjarri po avancon edhe në drejtim të kryeqytetit - po digjen pyjet në kodrat përreth Canberra-s. Zjarret vazhdojnë edhe në Tasmania. Autoritetet lokale i druhen faktit se ngjarjet mund të marrin të njëjtën rrjedhë si në vitin 2009, kur viktima të zjarrit u bënë 173 persona, ndërsa dëmi ekonomik arriti shifrën më shumë se 3 miliardë €.

Vapa e madhe e shoqëruar me thatësirë filloi në shtetin e Western Australia në fund të muajit dhjetor dhe më pas u përhap në lindje të vendit.