18-vjeçarja Alekxis Weinman, "Miss Montana 2012," mund të jetë vajza e parë me autizëm pretendente për titullin "Miss America".

Alexis Weinman është një nga 53 garueset dhe pret të pozicionohet ndër finalistet. Nata finale e "Miss America 2013" do të zhvillohet në Las Vegas më 12 janar.

Vajza u diagnostikua me autizëm që në moshën 11-vjeçare. Për të kapërcyer problemet e lidhura me zhvillimin e vonshëm Alexis ka ndjekur një kurs teatral.

Pavarësisht rezultateve të konkursit të bukurisë "Miss America" Alexis Weinman tashmë e di se çfarë do të jetë përkushtimi i saj në jetë. Pas një fitoreje të papritur në konkursin "Miss Montana" ajo bëri disa udhëtime në shtetin e saj të lindjes, gjatë të cilave mbajti referate mbi autizmin.