Për herë të parë në 40 vjet u gjet një kopje e rrallë e një vepre të kaligrafistit më të respektuar kinez Wang Xizhi, i cili ka jetur në shekullin IV të e.s. Kopja u zbulua në Japoni, ku sipas mendimit të shkencëtarëve, vepra është sjellë në shekullin VII apo VIII nga Kina.

Wang Xizhi ka shërbyer në oborrin perandorak, duke arritur deri në gradën e komandantit të ushtrisë. Veprat e tij origjinale për fat të keq nuk janë ruajtur. Ai u quajt "Perëndia i kaligrafisë" dhe u shndërrua në personazh të rrëfenjave popullore. Kaligrafistë u bënë edhe shtatë bijtë e tij.