Ushtarët turq vranë 12 rebelë kurdë gjatë përleshjeve të armatosura në kufirin turko-irakian.

Rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) përfituan nga mjegulla dhe reshjet e dëborës për të sulmuar postoblloqet turke nga përtej kufirit me Irakun.

Incidenti ndodhi në sfondin e negociatave me liderin e burgosur të PPK Abdullah Oçalan, për t’i dhënë fund luftës së armatosur me qëllim të themelimit të enklavës së pavarur kurde në Turqinë juglindore.