Për shkak të stuhisë së dëborës në Turqi sot u mbyll kalimi i anijeve nëpër ngushticën e Bosforit që lidh Detin e Zi me Detin Mesdhe, u anulluan dhjetra fluturime.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës shikueshmëria në Bosfor u zvogëlua deri në atë pikë, saqë lundrimi i anijeve në ngushticë u bë i rrezikshëm. Megjithatë, ngushtica e Dardaneleve, e cila së bashku me Bosforin lidh Detin e Zi me Detin Mesdhe, është ende e hapur për lundrimin e anijeve.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës kompania "Turkish Airlines" ka anulluar 76 fluturime, të caktuara për ditën e martë dhe të mërkurën.