0Përfitimin më të madh nga fundi i botës ditën ta nxjerrin për vete punonjësit e industrisë së turizmit, mediat, agjencitë e reklamimit dhe sipërmarrësit e bizneseve të vogla, vënë në dukje ekspertët. Mes Meksikës dhe El Salvadorit madje u nënshkrua një marrëveshje zyrtare për promovimin e fundit të botës. Si rezultat, vendlindja e civilizimit Mayan ka pritur gjatë vitit 2012 pothuajse tre herë më shumë turistë se zakonisht.

Në prag të fundit të botës i dyti përkatësisht vlerësimit të profitabilitetit u rendit biznesi i ndërtimit. Në Amerikë shtëpitë-vendstrehime kushtonin nga 10 mijë dollarë e sipër. Në Rusi kanë shitur bileta për hyrjen në bunkerë (nga 1000 dollarë për person). Në Internet gëzonin popullaritet jashtëzakonisht të madh bluzat (T-shirts) e shumëllojshme me mbishkrimin "Kjo është dita e fundit", pakot me kompletin e sendeve të nevojës së parë për fundin e botës (shkrepëse, qirinj dhe vodka) si dhe blloqet e shënimeve për ti lënë mesazhe brezave të ardhshëm.

Jo të gjithë janë të prirur të pajtohen me mendimin se në prag të Apokalipsit sipërmarrësit kanë arritur të fitojnë para të mëdha. Disa ekspertë kujtojnë fillimin e shekullit të XXI-të, kur midis disa versioneve me shumë popullaritet figuronte ideja e nulifikimit të sistemeve kompjuterike, që do të sillte si pasojë aksidentet ajrore (rrëzimin e aeroplanëve). Për zhvillimin e një software të veçantë vrojtues, sigurues programuesit amerikanë kanë fituar rreth 200 milionë $. Krahasuar me atë përfitimi i biznesmenëve në prag të vitit 2013 mund të konsiderohet si i papërfillshëm, theksoi Drejtuesi i grupit "Communicator" Victor Michaelson.

- Fundi i botës në vitin 2012 nuk solli ndonjë fitim shumë të madh. Unë jam i prirur t’i përmbahem mendimit se në një masë të madhe zhurma e buja rreth tij i leverdiste më shumë mediave, të cilave u duhet të shkruajnë gjithmonë ndonjë gjë. Aq më tepër sensacionale. Dhe fundi i botës u bë një shkas i mrekullueshëm për të sajuar e rrëfyer gjithfarë historirash. Dhe, si përfundim, u “gatua” një informacion me tematikë Halloween dhe tregime rrënqethëse horror, me të cilin njerëzit e mençur u argëtuan paq, kurse atyre me natyrë fort sensibël u dha shkas për të provuar gudulisjen e nervave.

Ndoshta për fundin e botës askush nuk do të kishte mësuar ndonjëherë po të mos kishte qenë shkencëtai rus Juri Knorozov. Ishte pikërisht ai që deshifroi gjuhën e civilizimit Mayan dhe mundi të lexojë kalendarin e tij, në të cilin 21 dhjetori i vitit 2012 ishte përcaktuar si dita X.

0Tani çdokush që dëshiron mund të njihet me parashikimet e apokalipseve për vitet e ardhshme. Kështu pra, fundi i botës mund vijë, sipas mitologjisë skandinave, në vitin 2013. Në bazë të versionit të studiuesve, Sistemin diellor mund ta përpijë në vitin 2014 pluhuri kozmik, kurse virusi vdekjeprurës Ebola do të vrasë njerëzimin në 2015. Për ata që do t’i mbijetojnë edhe këtyre datave, programi i fundit të botës do të përditësohet rregullisht.