Niveli i papunësisë në eurozonë ka thyer një rekord të ri. Sipas të dhënave të muajit nëntor të vitit të kaluar, papunësia arriti në 11,8%.

Situata më e keqe me papunësinë është regjistruar në Spanjë, Greqi, Portugali dhe Qipro. Irlanda, ku shkalla e papunësisë ka rënë disi, u bë përjashtim nga të gjitha vendet e eurozonës të goditura prej krizës financiare.